Ju lutemi, vini re se gazetarët nga vendet kandidate për në BE duhet të bashkëpunojnë me kolegët e tyre në të paktën dy shtete anëtare të BE-së për t’u kualifikuar për grantet e IJ4EU.

Fondi i Gazetarisë Investigative për Evropën (IJ4EU) sot, më 1 qershor, hapi dy thirrje të reja për projekte gazetarie investigative ndërkufitare në Bashkimin Europian.

Skema e Mbështetjes për Investigime e IJ4EU do të sigurojë grante midis 5,000 dhe 50,000 euro për ekipe ndërkufitare që përfshijnë të paktën një media ose organizatë gazetarie investigative, ose një anëtar stafi të njërës prej këtyre.

Afati i fundit për aplikime është 14 korriku ora 23:59. Një thirrje e dytë si pjesë e kësaj skeme pritet të hapet në gusht. Shikoni informacionin e plotë dhe pyetjet e bëra më shpesh.

Skema e re e IJ4EU e Mbështetjes për Gazetarët e Pavarur do të sigurojë grante deri në 20,000 euro për ekipet investigative ndërkufitare të përbërë tërësisht nga gazetarë të pavarur. Ajo do të garantojë gjithashtu mundësi trajnimi, mentorimi dhe bashkëveprimi.

Afati i fundit për aplikime do të jetë gjithashtu data 14 korrik në orën 23:59. Skema do të ketë vetëm një thirrje në vitin 2021. Shikoni informacionin e plotë dhe pyetjet e bëra më shpesh.

Në total, në vitin 2021 fondi IJ4EU do të ofrojë 1,1 milion euro në formë grantesh të drejtpërdrejta për të mbështetur gazetarinë investigative ndërkufitare në interes të publikut. Rreth 835,000 euro do të shpërndahen përmes Skemës së Mbështetjes për Investigime dhe 265,000 euro përmes Skemës së Mbështetjes për Gazetarët e Pavarur. (Lexoni më shumë rreth fondit IJ4EU dhe arsyes pse ne jemi të përkushtuar për të mbështetur gazetarinë investigative.) Grantet janë një vazhdim i vitit pilot të suksesshëm të IJ4EU në 2018, i cili financoi 12 investigime ndërkufitare dhe më pas në vitin 2020, kur u financuan 49 investigime.

Shikoni investigimet e financuara më parë në seksionin tonë të projekteve.

Kriteret gjeografike të pranueshmërisë janë të njëjta për të dy skemat. Aplikimet duhet të dorëzohen nga ekipe me anëtarë të vendosur në të paktën dy shtete anëtare të BE-së ose të paktën një shtet anëtar të BE-së dhe Britani. (Gazetarët me bazë në Mbretërinë e Bashkuar do të jenë plotësisht të pranueshëm për grantet e IJ4EU për 2021.)

IJ4EU mirëpret gjithashtu aplikime nga gazetarët në vendet që janë kandidate zyrtare në BE dhe vende të treta, për sa kohë që ata bashkohen me kolegë në të paktën dy shtete anëtare të BE-së.

Projektet duhet të përqendrohen në tema me rëndësi ndërkufitare. Do të merren në konsideratë investigime mbi të gjitha temat.

Skema e Mbështetjes për Gazetarë të Pavarur është e kufizuar vetëm për ekipe tërësisht të pavarur. Skema e Mbështetjes për Investigime është e hapur për ekipe të çdo konfigurimi, përfshirë ekipet hibride me gazetarë stafi dhe të pavarur, për sa kohë që ato përfshijnë të paktën një element të redaksisë.

Ekipet që punojnë në të gjitha llojet e mediave – përfshirë shtypin e shkruar, atë televiziv, mediat online, ata që merren me prodhimin e dokumentarëve dhe raportimin multimedial – do të merren në konsideratë. Projektet duhet të kenë për synim publikimin në të paktën dy vendet e përfshira.

Grantet e IJ4EU mund të përdoren për të mbuluar pothuajse çdo lloj kostoje të nevojshme për realizimin e artikullit. Kjo përfshin kostot e pagave dhe burimeve njerëzore si për gazetarët e punësuar ashtu edhe për gazetarët e pavarur, kostot e hulumtimit, të udhëtimit, ato të përkthimit si edhe kostot administrative.

Grantet në të dy skemat jepen nga juri të pavarura të përbëra nga redaktorë të njohur, gazetarë investigativë dhe ekspertë të gazetarisë. Lexoni më shumë rreth procesit të përzgjedhjes dhe kritereve.

Detaje të plota në lidhje me të dy skemat e financimit dhe mënyrën e aplikimit, si dhe informacionet rreth projekteve të financuara në të kaluarën, mund të gjenden në faqen e internetit të IJ4EU. Lexoni pyetjet dhe përgjigjet tona rreth aplikimit.

Fondi IJ4EU është i përkushtuar të garantojë mbështetje për gazetarinë investigative në një kohë të rëndësishme dhe sfiduese për gazetarinë dhe median. Gazetaria investigative mbetet po aq e rëndësishme sa ka qenë gjithmonë gjatë situatës aktuale lidhur me shëndetin publik.

Rreth IJ4EU

IJ4EU (Gazetaria Investigative për Europën) është një fond për të mbështetur gazetarinë investigative ndërkufitare. Ne ofrojmë grante për ekipe gazetarësh në Europë që hulumtojnë tema me interes publik.

Fondi IJ4EU menaxhohet nga një partneritet prej tre organizatash: Instituti Ndërkombëtar i Shtypit – International Press Institute (IPI), Qendra Europiane për Gazetari – European Journalism Centre (EJC) dhe Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias – European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF). IPI drejton partneritetin dhe administron Skemën e Mbështetjes për Investigime.

EJC menaxhon skemën e Mbështetjes për Gazetarë të Pavarur. ECPMF jep një çmim për gazetari investigative ndërkufitare në konferencën e përvitshme të IJ4EU #UNCOVERED. ECPMF gjithashtu drejton një fond rezervë të ligjshëm për përfituesit e granteve.

Programi IJ4EU bashkë-financohet si veprim përgatitor nga Komisioni Europian (DG Connect). Në vitin 2020 ai mori financim shtesë nga Fondacionet Shoqëria e Hapur, Fritt Ord, Luminate dhe Qyteti i Leipzigut. Programi është totalisht i pavarur nga donatorët në përzgjedhjen e projekteve dhe garanton rreptësisht pavarësinë editoriale të të gjithë përfituesve të granteve.

Pyetje?

Ne i inkurajojmë aplikantët e interesuar që të vizitojnë faqen e internetit të IJ4EU dhe listën tonë me pyetje dhe përgjigje mbi mënyrën e aplikimit. Nëse keni pyetje të tjera, ndihuni të lirë të na kontaktoni.

Kontaktet

Për pyetje të përgjithshme ose pyetje që kanë lidhje me skemën e Mbështetjes për Investigime: Timothy Large, koordinator programi IJ4EU në IPI ([email protected])

Për pyetje në lidhje me Skemën e Mbështetje për Gazetarë të Pavarur: Zlatina Siderova, menaxhere projekti në EJC ([email protected]).